zoom

Aktualitet

Flet mamaja e Aldi Ramës: Nuk jetoja me të e as nuk kisha kontakte

Aldi Rama, i cili vrau ditën e djeshme efektivin e policisë Saimir Hoxha nuk jetonte me prindërit, pasi ata ishin divorcuar.

Valbona Kolgjini, nëna e 21-vjeçarit jetonte në Durrës te motra e saj dhe nuk kishte kontakte me djalin. Menjëherë pas krimit që kreu 21-vjeçari, nëna e tij është shoqëruar nga policia, ku ka dhënë edhe dëshmi.

Mësohet se Valbona Kolgjini ka deklaruar në polici që me të birin kishte pak kontakte, pasi nuk jetonte me të pas divorcit me ish-bashkëshortin, ndonëse 4 vjet më parë ishte regjistruar në Durrës si banore e lagjes 17, bashkë me të birin.

Ndërkohë ditën e sotme ajo s’ka pranuar të flasë për mediat, pasi në shtëpinë e saj janë hapur dyert e mortit për humbjen e djalit 21 vjeç.