Aplikacion
Pas fitores në zgjedhje, Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ku e cilësoi këtë fitore si një dëshmi të besimit të shtuar të qytetarëve tek e ardhmja europiane e Shqipërisë.
Ai theksoi se shqiptarët zgjodhën progresin dhe shpresën përkundër urrejtjes politike dhe përgojimeve.
“Për një sfidë më të madhe se asnjëherë më parë. Në katër vjet mbollëm ende më shumë besim te Shqipëria, ne mbollëm ende më shumë shpresë për Shqipërinë. Shqipërinë europiane po e ndërtojmë gurë pas guri, prandaj mblodhëm votat”, u shpreh Rama.
Ai theksoi se këto zgjedhje ishin një përballje mes dy alternativave të qarta: “Shqipëria që di çfarë do, dhe kë nuk do. Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë më të mirë, dhe një Shqipërie të përgojuar me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike.”
Më tej gjatë fjalës së tij, Rama përdori një metaforë të fortë për të përshkruar zgjedhjen e shqiptarëve: “Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet.”