Aplikacion
Franca fitoi përballë Austrisë në sfidën e parë të Europianit, por fitorja nuk ngrohu shumë.
Austriakët e vendosën në pozitë Francën dhe “Gjelat” e siguruan fitoren vetëm falë gafës së Wober në minutën e 38, kur shënoi autogol.
Djemtë e Deschamps e rrezikuan 11 herë portën e austriakëve, por pa sukses për të ndryshuar rezultatin.
Me këtë rezultat Franca dhe Holanda ndajnë vendin e parë në grupin D me nga 3 pikë secila.