Aplikacion
González u largua nga Venezuela të shtunën, pasi kishte kaluar javë të tëra duke u fshehur në ambasadën spanjolle në Karakas – duke mbërritur në bazën ajrore ushtarake Torrejón de Ardoz në Madrid me gruan e tij rreth orës lokake 16:00.
Largimi i 75-vjeçarit nga vendi pasoi trazirat në vazhdën e zgjedhjeve të 28 korrikut, në të cilat presidenti Nicolás Maduro shpalli fitoren – diçka që u kundërshtua nga González dhe shumë pjesë të komunitetit ndërkombëtar.
Në një mesazh audio të shpërndarë nga ekipi i tij, ai tha se ishte “i sigurt se së shpejti do të vazhdojmë luftën për të arritur lirinë dhe rimëkëmbjen e demokracisë në Venezuelë”.
Para largimit të tij, një urdhër arresti ishte lëshuar në Venezuelë, me qeverinë që e akuzonte atë për konspiracion dhe falsifikim dokumentesh, ndër të tjera “krime të rënda”.
SHBA, BE dhe shumica e qeverive të huaja kanë refuzuar të pranojnë Maduro si fitues pa publikuar të dhëna të hollësishme të votimit për të vërtetuar rezultatin.
WSJ: Ndonëse një vend me korrupsion dhe pastrim parash, Kushner zgjedh të investojë në Shqipëri