Aplikacion
Adolfo Macias Villamar, i njohur si “Fito”, kreu i bandës së fuqishme kriminale Los Choneros, është kapur pas një operacioni të gjatë policor në qytetin bregdetar të Mantës në Ekuador.
Ai akuzohet për vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023 dhe për trafikun e drogës.
Policia e gjeti Fiton në një bunker të fshehur nën një shtëpi luksoze, i pajisur me ajër të kondicionuar dhe ambiente relaksi, ku ai jetonte në fshehtësi. Operacioni u zhvillua pa përdorim të armëve dhe përfundoi me arrestimin e tij.
Pas kapjes, Fito u transferua me avion në Guayaquil dhe më pas në burgun e sigurisë maksimale “La Roca”. Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, premtoi ekstradimin e tij në SHBA, ku ai akuzohet për kontrabandë kokaine.
Fito u arratis nga burgu në janar 2024, duke shkaktuar trazira dhe gjendje të jashtëzakonshme në burgje. Në burg, ai kishte marrë drejtimin e bandës Los Choneros dhe drejtonte aktivitetet kriminale nga brenda hekurave.
Kjo kapje është një sukses i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ekuador, ku bandat kriminale kanë rritur ndjeshëm aktivitetin e tyre./ Zoom.al
Pamjet nga bunkeri




