Aplikacion
Fifi dhe Adisi shfaqen kudo bashkë dhe herë pas here nuk ia kursejnë dedikimet njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Gjatë këtij reagimi, Fifi ka dhënë edhe mendimin e saj për Adrola Dushin.
“Adrola? Yll padiskutim. Dhe po, absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë. Do e respektoj çdo ditë jo vetëm si nënën e fëmijës së njeriut që po jetoj me të, por si grua, si vajzë, si punëtore, si shembullin më të mirë të një femre që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë…
Të më shani? Ta shani? Bllok do e keni…”, shkruan Fifi.
“Më keni lodhur… Krahasimet tuaja nivel zero… Opinionet një turp… shumica që komentojnë? Po janë profile fallco që 99% janë njerëz që unë i njoh…”, shkruan ajo në postimin e radhës. Më tej, Fifi ka postuar edhe një shkrim të shkurtër për Adisin.
“Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte…”
“Fifi ti po e poston shumë… s’bën… turp… tmerr… lidhje që do zgjasi dy muaj… mos e puth…. Hapi sytë Adis shiko prej kujt në kë ke rënë… Fifi është k*rvë… Fifi është e shëmtuar…. Fifi është e dështuar…. Fifi ktej Fifi andej… O Fif ç’do me këtë burrë të martuar… O Fif a s’pate ndonjë djalë beqar po shkove e gjete me fëmijë…”, shkruan ajo.
Ndërkohë kujtojmë se e ftuar në “Më lër të flas”, Adrola u pyet nëse e ka uruar çiftin, gjë që duket se ajo nuk e kishte bërë. “A doni t’i uroj tani? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit.”– u shpreh ajo.
“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë