Aplikacion
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura për kushtet atmosferike dhe mundësinë e stuhive të forta, FIFA ka vendosur që ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë në Kupën e Botës 2026 të zhvillohet sipas orarit të parashikuar.
Takimi do të luhet në orën 02:00 me orën shqiptare, në natën mes të dielës dhe të hënës, pa asnjë ndryshim në programin zyrtar të turneut.
Gjatë ditëve të fundit ishte përfolur mundësia që ndeshja të spostohej disa orë më herët për shkak të parashikimeve për mot të keq. Megjithatë, pas shqyrtimit të situatës, FIFA vendosi të mos ndërhyjë në kalendarin e garës.
Sipas raportimeve, federata botërore e futbollit mori në konsideratë edhe qëndrimet e dy federatave kombëtare, duke lënë në fuqi orarin fillestar të përballjes./ Zoom.al

