zoom

Stil

Festivali i Fundvitit në RTSH, tërhiqet nga gara këngëtarja

Këngëtarja Kejsi Tola është tërhequr nga konkurrimi i saj në Festivalin e Fundvitit në RTSH.

Pa ndonjë konfirmim nga vetë këngëtarja, lajmi është bërë i ditur nga burime të afërta me të. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të papritur të këngëtares Tola.

Ajo ka qenë vite më parë fituese e këtij festivali, duke përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Tola njihet si këngëtarja më e re në këtë përfaqësi, vetëm 16-vjeç.

RTSH pak ditë më parë shpalli listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit

Lista e plotë

Besa Krasniqi – Esenciale

Eldis Arnjeti – Një kujtim

Elsa Lila – Mars

Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj

Jasmina Hako – Ti

Jehona Ponari – Evol

Olimpia Smajlaj – Asaj

Sergio Hajdini – Uragan

Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty

Tri Gjoci – Në ëndërr

Martina Serreqi – Vetëm ty

Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale

Festina Mejzini – Melos

Mal Retkoceri – Çmendur

Michela Paluca – Për veten

Santino De Bartolo – Dua të rri me ty

Stivi Ushe – Askush si ty

Kleansa Susaj – Pikturë

Kastro Zizo – 2073

Andi Tanko – Herë pas here

Anduel Kovaci – Nane’

Arsi Bako – Zgjohu

Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë

Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi

Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne

Olsi Ballta – Unë

Troy Band – Horizonti i ëndrrave

Luan Durmishi – Përsëritja

Sardi Struga – Boshatisur