Aplikacion
Fermerët e midhjes kanë zaptuar ministrinë e Bujqësisë dhe janë futur në grevë pasi ministria nuk u jep lejen e impianteve të kultivimit.
Fermerët e ardhur nga Butrinti, Sarandë, kanë qëndruar disa orë brenda godinës së ministrisë, deri sa janë shoqëruar jashtë.
Kultivuesit akuzojnë se padrejtësisht po u mohohet aktiviteti. Ata kanë dyshime se kjo po bëhet për të favorizuar oligarkë të biznesit të madh, duke u hequr aktivitetin e të ardhurat banorëve të zonës.
Pak kohë më parë një përfaqësi e kultivuesve të midhjeve protestuan në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës, duke hedhur një arkë me midhje para këshilltarëve socialistë.
