Aplikacion
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se djali i tij i madh, Donald Trump Jr. , është fejuar me partneren Bettina Anderson.
Lideri amerikan bëri njoftimin në një festë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është hera e tretë që djali i madh i presidentit amerikan fejohet. Ai ka qenë i martuar më parë për 12 vjet me Vanessën, një ish-modele dhe aktore, me të cilën pati pesë fëmijë.
Vanessa kërkoi divorc në vitin 2018 dhe më pas ai u fejua me Kimberly Guilfoyle. Sipas informacioneve, Trump Jr. dhe Anderson janë në lidhje prej rreth një viti.
