zoom

Slider

Federata mban në “terr” shpërblimin për lojtarët dhe stafin teknik të Kombëtares

Federata mban në “terr” shpërblimin për lojtarët dhe stafin teknik të Kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit do të arkëtojë automatikisht nga kualifikimi i Kombëtares shifrën prej 9.25 milionë euro, por ende kjo e fundit nuk ka bërë transparente shpërblimin për lojtarët dhe stafin teknik, me rastin e kualifikimit.

Shifër kjo e përcaktuar që në fillim nga UEFA për këdo kombëtare që pret një biletë për në Europianin e Gjermanisë.

Kuqezinjtë janë pjesë e këtij kompeticioni dhe ashtu siç është pranuar nga kreu i FSHF-së Armand Duka, do të ketë një premio për lojtarët që siguruan këtë kualifikim, pa harruar edhe stafin teknik që pritet të shpërblehen me mbi 1 milionë euro në total, edhe pse deri tani nuk ka asgjë zyrtare nga ana e federatës. /ZOOM.AL/