Aplikacion
“Mbretëresha e kriptomonedhave”, nuk mund të shesë ose zhvendosë asetet e saj financiare.
Ignatova nuk është parë që pas një fluturimi drejt Athinës, më shumë se 6 vite më parë.
Në qershor, BBC zbuloi lidhjet e saj me “botën e nëndheshme” bullgare dhe një burrë që dyshohet të jetë bos i krimit të organizuar, i përfshirë në zhdukjen e saj.
Deri më tani, përpjekjet e investitorëve të OneCoin për t’u kompensuar siç duhet kanë dështuar. Autoritetet amerikanë ofrojnë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacionet që rezultojnë në arrestimin e saj.
Urdhri për ngrirjen e aseteve u bë publik të mërkurën nga Gjykata e Lartë e Londrës dhe u kërkua nga 400 investitorë të OneCoin. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, “BBC” shkruan se investitorët kanë humbur më shumë se 100 milionë paund. Çështja është lënë e hapur në rast se do të ketë paditës të tjerë.
Urdhri nuk shënjestron vetëm Ignatova, por edhe 7 persona të tjerë dhe 4 kompani, të gjithë të ndërlidhur me OneCoin. Në ta përfshihet bashkëthemeluesi i OneCoin, Sebastian Greenwood i cili është i burgosur në SHBA dhe i dënuar me 20 vite burg.
Dy biznesmenët Christopher Hamilton dhe Robert MacDonald akuzohen për pastrimin e parave të OneCoin. Ata u paraqitën në gjykatën e Londrës, ndërsa përpjekjet për t’u ekstraduar në SHBA kanë dështuar.
Dy kompani Guernsey janë prekur gjithashtu. Në vitin 2021 ato u përdorën nga Ignatova për të blerë një shtëpi me vlerë 13.5 milionë paund në Kensington dhe një apartament 1.9 milionë paund ku do të jetonin truprojat e saj.
Urdhrit të ngrirjes së aseteve nuk i kanë shpëtuar as reklamuesit e OneCoin. Edhe pse njësoj si investitorët ata mund të jenë prekur nga mbyllja e OneCoin dhe arratisja e “mbretëreshës”, supozohet se ata kanë përfituar shuma të konsiderueshme duke rekrutuar investitorë.
Kërkimi për Ruja Ignatova mori një kthesë të papritur kur u pretendua se ajo është vrarë. Por me shfaqjen e saj të herëpashershme, a mund të jetë e vërtetë?