Aplikacion
Këngëtarja Evi Reçi ka treguar detaje për lidhjen e saj me ish-banorin e Big Brother Vip, Kledi Hysa.
Në një intervistë, ajo zbuloi si e priti familja e saj romancën e krijuar me modelin.
Këngëtarja u shpreh se u njohën përmes shoqërisë së përbashkët dhe se mami e saj e pëlqeu menjëherë sepse e kishte parë në BBV.
“Na kanë prezantuar, shoqëri e përbashkët, pastaj filluam të flisnim në instagram, gjërat erdhën natyrshëm. Tani që flasim kemi një lidhje në distancë dhe për momentin është mirë kështu si është.
Çdo 2-3 javë mundohemi të takohemi, sigurisht që jemi duke e testuar derisa të vi momenti të vendosim. Familja ime e priti shumë mirë, mami e kishte ndjekur në Big Brother dhe e pëlqeu menjëherë sapo e mori vesh për ne. Jemi mirë, qetë deri tani por nuk di të them se çdo vi më pas për momentin”, tha ajo.
Ekuadori, nyja e kokainës drejt Evropës/ BBC: Bandat kanë lidhje me mafian shqiptare
