zoom

Lajme

Europa dhe Conference League, kalojnë të mëdhatë. Sot hidhet edhe shorti i Champions

U luajtën mbrëmë ndeshjet e kthimit në Europa League dhe Conference League, ku të mëdhatë kaluan në turin e 1/8-ave. Triumfuan Liverpool, Milan, leverkursen mes etheve, West Ham, Aston Villa, Atalanta, Fiorentina apo Roma.

Sot në mesditë pritet hedhja e shortit për të dyja ligat, por edhe për Champions, ku priten përballje interesante, nëmos edhe derbe shtetesh.

Liverpool dhuron spektakël në Europa League. Edhe pse kishin fituar 5-1 në ndeshjen e parë, në takimin e kthimit, në “Anfield”, The Reds u treguan të papërmbajtshëm duke triumfuar me shifrat 6-1 ndaj Spartës së Pragës.

Brenda çerek ore lojë, ekipi i Klopp realizoi katër gola me autorë të ndryshëm. Nunez hapi “festivalin” e  golave, ndërsa më pas shënuan edhe Clark, Salah dhe Gakpo. Te çekët “tundi rrjetën” Birmancevic, në fundin e fraksionit.

Në këtë sfidë, Qazim Laçi luajti nga minuta e parë për mysafirët, sakaq nga stoli e filloi Tuci. Në fillimin e pjesës së dytë, Szoboszlai dhe Elliot vendosën emrat në listën e golashënuesve. Salah me shokë mbeten një nga skuadrat pretnedente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Europa League.

Asnjë problem për Romën e Daniele De Rossit. Fitorja 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Brighton i dhuroi qetësinë e duhur italianëve, me përballjen e sotme në Amex Stadium (Brighton) që përfundoi 1-0.

Thriller në Gjermani. “Aspirinat” e Leverkusen, nëse në kampionat po shkojnë një drejt rrëzimit të sundimit të Bayern Munchen, në Europa duken tjetër ekip. Skuadra e Xabi Alonsos barazoi 2-2 ndaj Qarabag në ndeshjen e parë, ndërsa sonte ia dolën në limite me shifrat 3-2. Atalanta e Berat Gjimshitit përmbys Sporting dhe mund portugezët 2-1 (1-1 ndeshja e parë).

Milan është kualifikuar për në çerekfinalen e Europa League, pasi eliminoi Slavian e Pragës. Të besuarit e Piolit, pas suksesit 4-2 në ndeshjen e parë, sonte në Fortuna Arena (Prague) triumfuan 1-3. Çekët e nisën mirë ndeshjen, duke ushtruar presion në portën e kundërshtarit. Gjithsesi, vendasit u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 20-të, me kapitenin Holes që “tradhtoi” skuadrën në momentin më të mirë.

Portieri i Slavias, Stanek bëri mrekullinë në dy raste duke ndalur Pulisic e më pas Leaon, por goli kuqezi nuk vonoi shumë. Pulisic zhbllokoi llogaritë, sakaq Loftus-Cheek dyfishoi shifrat.  Në fundin e fraksionit, Leao thelloi shifrat. Pjesa e dytë shërbeu vetëm për formalitet (goli i nderit për Slavian mban firmën e Jurasek), fati i kualifikimit ishte vendosur tashmë, me Milanin që pret i qetë shortin.

Një biletë për në fazën tjetër siguroi West Ham. Ekipi i David Moyes bëri të pavlefshme humbjen 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Freiburg, duke mundur me goleadë gjermanët me shifrat 5-0. Në Conference League, kualifikohen Fenerbahce dhe Fiorentina, teksa “buzëqeshën” gjithashtu Aston Villa dhe Lille.

Europa League:

Slavia-Milan 1-3

Atalanta-Sporting 2-1

Leverkusen-Qarabag 3-2

Brighton-Roma 1-0

Liverpool-Sparta Prague 6-1

Conference League:

Aston Villa-Ajax 4-0

Brugge-Molde 2-0

Lille-Sturm Graz 1-1

Maccabi Tel Aviv-Olympiacos 1-4

/ZOOM.AL/