zoom

Sport

Esin Hakaj flet për grumbullim në kombëtare dhe tregon rëndësinë e miqësores me Katarin

Mbrojtësi i Vllaznisë, Esin Hakaj, është shprehur i lumtur për grumbullim në kombëtare dhe deklaroi se duhet të japin maksimumin kundër Katarit për të marrë rezultat pozitiv.

Ftesa nga Reja – “Kur të thërret Kombëtarja është një ndjesi e mirë dhe çdo person do ta priste këtë gjë. Atmosfera është e mirë dhe mundohemi që çdo lojtarë të japë më të mirën sepse është një kënaqësi të jesh pjesë e ekipit Kombëtar”.

Miqësorja – “Sot ndaj Katarit do të jetë një ndeshje që do të na shërbejë të gjithëve dhe do të japim më të mirën tonë”.

Rëndësia me Katarin – “Grumbullimi me Shqipërinë është diçka pozitive për futbollistët që aktivizohen në Kategorinë Superiore sepse vlen shumë edhe për karrierën e tyre dhe shpresojmë që të ndihmojmë edhe për ndeshjet e tjera të ardhshme”. /zoom.al/