Aplikacion
Deputeti i PS, Erion Braçe ka dalë kundër kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe kryeministrit Edi Rama për biletat e shtrenjta në stadiumin e Kombëtares.
Braçe i drejtohet duke i thënë që “po i merrni shpirtin këtij qyteti”. Ligjvënësi socialist shprehet se një biletë në rrethin e parë të tribunës lindore për Shqipëri – Andorra ka kushtuar 100 euro.
Ndërsa sipas tij për të njëjtin vend bileta për të parë Itali-Gjermani në San Siro ishte 60 euro.
“Po i merrni shpirtin këtij qyteti. Jo çdo gjë më e shtrenjtë e bën më të pasur. 100 mijë lekë një bilete në rrethin e parë të tribunës lindore për Shqipëri – Andorra, 60 euro ishte për të parë Itali – Gjermani në San Siro në rrethin e parë.”
View this post on Instagram