zoom

Lajme

Uzuni shënon në minutën e fundit/ Shqipëria siguron tre pikët e para me tre gola ndaj Andorës

Uzuni shënon në minutën e fundit/ Shqipëria siguron tre pikët e para me tre gola ndaj Andorës

Shqipërisë ka mposhtur 3-0 Andorën në “Arenën Kombëtare”. Rei Manaj ishte heroi i mbrëmjes së sotme i cili gjeti dy herë rrjetën e Androës, në minutën e 11-të dhe të 20-të.

Pas një faulli të fituar nga Armando Broja, Kristjan Asllani krosoi mjaft saktë në zonë ku gjeti Manajn, i cili realizoi me kokë golin e parë.

Ndërsa nëntë minuta më pas Armando Broja do të vallëzonte mes mbrojtjes së Andorës, duke i nxjerrë të gjithë jashtë loje përfshirë dhe portierin dhe dha një asist për Manajn, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte dhe golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin personal.

Në minutat e fundit të ndeshjes ka ardhur edhe qershia mbi tortë, ku Myrto Uzuni ka shënuar edhe golin e tretë për Shqipërinë.

Ndëkrohë që në ndeshjen tjetër të Grupit K, ku bën pjesë edhe Shqiëpria, Anglia ka triumfuar 3-0 përballë Letonisë duke u ngjitur në vendin e parë me 6 pikë, e ndjekur nga kuqezinjtë me tre pikë por me golavarazh më të mirë se Letonia.

Postime të lidhura