zoom

Bota

“Erë gjaku dhe baruti”/ Paralajmërimi i frikshëm i Erdogan: Lufta mund të përhapet në të gjithë rajonin

“Erë gjaku dhe baruti”/ Paralajmërimi i frikshëm i Erdogan: Lufta mund të përhapet në të gjithë rajonin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se konflikti që përfshin Iranin rrezikon të zgjerohet në gjithë Lindjen e Mesme nëse nuk ndërmerren përpjekje serioze diplomatike për ta ndalur.

Ai theksoi se situata është e rrezikshme dhe se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të sjellë pasoja të rënda për rajonin dhe më gjerë.

Në një deklaratë, Erdogan u shpreh se lufta duhet të ndalet sa më shpejt, përpara se të përhapet dhe të përfshijë vende të tjera. Sipas tij, Lindja e Mesme rrezikon të përballet sërish me një periudhë të errët konfliktesh dhe dhune.

“Ky konflikt duhet të ndalet përpara se të përhapet dhe të përfshijë të gjithë rajonin. Lindja e Mesme rrezikon të mbulohet përsëri nga era e gjakut dhe e barutit. Megjithatë, nëse diplomacisë i jepet një mundësi reale, është e mundur të shmanget një skenar i tillë”, deklaroi presidenti turk.

Postime të lidhura