zoom

Lajme

Era Istrefi e shkuar e harruar! Amir Rrahmani i propozon për martesë të dashurës modele (Foto)

Era Istrefi e shkuar e harruar! Amir Rrahmani i propozon për martesë të dashurës modele (Foto)

Futbollisti i njohur kosovar, Amir Rrahmani, ka vendosur të hedhë një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale, duke i propozuar për martesë partneres, Drita Stublla.

Lajmin e bukur e ka bërë publik vetë modelja, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentin e veçantë. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka publikuar një foto ku shfaq unazën e fejesës, duke konfirmuar se ka pranuar propozimin e futbollistit.

Çifti prej kohësh po shijon historinë e tyre të dashurisë, të cilën e kanë mbajtur kryesisht larg vëmendjes mediatike dhe syrit të publikut.

Me këtë hap, Amir Rrahmani dhe Drita Stublla nisin një kapitull të ri në jetën e tyre, duke kurorëzuar lidhjen me fejesë dhe duke hedhur sytë drejt martesës.

Futbollisti nisi një raport me modelen, pas përfundimit të lidhjes që kishte me Era Istrefin. Çifti e mbyllën atë marrëdhënien e tyre tërësisht në qetësi. Sakaq Drita ka qenë në një lidhje edhe me djalin e Hashim Thaçit, Endrin.