zoom

Aktualitet

Emri+detaje/ Kush është i moshuari që dyshohet se është vrarë në Korçë

Emri+detaje/ Kush është i moshuari që dyshohet se është vrarë në Korçë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e regjistruar në fshatin Bulgarec, ku një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Viktima, i identifikuar si Gëzim Vija, jetonte i vetëm dhe është konstatuar pa shenja jete nga fqinjët, të cilët kishin vënë re se një dritare e banesës ishte e thyer. Pas hyrjes në banesë, ata e kanë gjetur të moshuarin të pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas të dhënave paraprake nga ekspertiza, në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, të cilat dyshohet se kanë çuar në humbjen e jetës. Për këtë arsye, autoritetet po e trajtojnë rastin si një ngjarje të mundshme kriminale.

Hetimet janë fokusuar edhe te pista e grabitjes, pasi dyshohet se nga banesa mungojnë një shumë parash dhe sende të ndryshme. Dëmtimi i dritares ka përforcuar këtë dyshim.

Policia ka nisur këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe po mbledh prova për të identifikuar autorin ose autorët e mundshëm. Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes./ Zoom.al

Postime të lidhura