Aplikacion
Një 49-vjeçar i cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë vodhi 30 000 euro dhe sende me vlerë në një banesë vitin e kaluar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar Adi Çapunaj masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.
Blutë bëjnë me dije se vijojnë punën për kapjen e personit të tretë të përfshirë në këtë ngjarje.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 finalizuan operacionin “November”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Ç., 49 vjeç.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.
Në nëntor të vitit 2024, dyshohet se shtetasi A. Ç., në bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (i arrestuar) dhe me një shtetas tjetër (ende në kërkim), vodhi 30 000 euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në banesën e shtetasit A. Ç.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim për këtë rast”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.