zoom

Bota

EMRI/ Trafikanti shqiptar dënohet me 25 vite burg në SHBA

EMRI/ Trafikanti shqiptar dënohet me 25 vite burg në SHBA

Një shtetas shqiptar është dënuar rëndë nga drejtësia amerikane për përfshirje në një skemë të gjerë të trafikimit të drogës. Ylli Didani, 48 vjeç, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg nga një gjykatë federale në Detroit.

Ai u dënua për akuza që lidhen me shpërndarjen e kokainës dhe pastrimin e parave, në kuadër të një rrjeti ndërkombëtar që operonte mes Shteteve të Bashkuara, Amerikës së Jugut dhe Europës.

Sipas autoriteteve amerikane, gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi e madhe kokaine, me vlerë që kalon 100 milionë dollarë. Operacioni përfshiu disa agjenci ligjzbatuese, përfshirë strukturat kundër narkotikëve dhe institucionet federale të sigurisë.

Prokuroria bëri me dije se Didani, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishte rol aktiv në organizimin dhe financimin e trafikut të drogës, duke përdorur rrugë të ndryshme ndërkombëtare për shpërndarjen e saj.

Nga hetimet rezultoi se mbi 4.3 ton kokainë u transportuan në periudhën 2019–2020 përmes anijeve kontejnerike drejt porteve të ndryshme, përpara se të zbuloheshin nga autoritetet./ Zoom.al

Postime të lidhura