Aplikacion
Mjeku 53-vjeçar që u arrestua sot për “Goditje për shkak të detyrës” është Julian Habibaj, punonjës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Sipas kallëzimit të bërë nga kryeinfermierja, konflikti ka nisur pas kërkesës së saj që mjeku të plotësonte protokollin e trajtimit për një paciente.
Burimet bëjnë me dije se mjeku ka kundërshtuar kërkesën, e ka ofenduar verbalisht kryeinfermieren dhe më pas e ka kapur për fyti, duke i shkaktuar shenja të dukshme dhune. Pas denoncimit, efektivët e Komisariatit Nr. 3 ndërhynë dhe kryen arrestimin e tij.
Mësohet se ndaj mjekut janë regjistruar më herët 11 shkelje disiplinore për probleme të ndryshme brenda stafit spitalor, ndërsa ky është rasti i parë që çështja është referuar në polici./ Zoom.al
