zoom

Bota

EMRI/ Kush është këngëtari i njohur që u arrestua i dehur në timon

EMRI/ Kush është këngëtari i njohur që u arrestua i dehur në timon

Këngëtari me famë botërore Justin Timberlake ra në prangat e policisë.

Ai akuzohet se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur në Long Island, në New York, sipas mediave të huaja.

Timberlake u largua nga hoteli amerikan në zonë, ku po qëndronte, me makinën e tij, pak para se të arrestohej.

Ai është në turne me albumin e tij më të fundit, “Everything I Thought It Was”. Timberlake kishte planifikuar të performonte në Çikago në United Center të premten.