zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është ish-kandidati i PS-së, që u plagos te lokali i Noizy-t

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Ardit Kërtushës, i cili ka qenë kandidat për kryetar të PS-së në Durrës.

Mësohet se ai u plagos në lokalin “Zins” në pronësi të reperit Noizy.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar, ndërkohë deri më tani nuk bëhet asgjë e ditur për autorin.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Zoom.al