Aplikacion
Identifikohet 70-vjeçari që u gjet i pajetë në banesën e tij pasditen e kësaj të hëne në Korçë.
I moshuari është Niko Kita, i cili sipas policisë, kishte ndërruar jetë para pak ditësh.
Ai kishte 2 vajza, njërën në Amerikë dhe tjetrën në Itali. Por 70-vjeçari jetonte i vetëm, pasi bashkëshortja jetonte me vajzën në Itali.
Sipas fqinjëve, 70-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor./ Zoom.al
