zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është 50-vjeçari i plagosur me armë në Mamurras

EMRI/ Kush është 50-vjeçari i plagosur me armë në Mamurras

Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e sotme në Mamurras.

Pjetër Marku, 50 vjeç, është paraqitur vetë në spitalin rajonal i plagosur në dorën e djathtë.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se Marku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, policia ende nuk e ka marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për një plagosje të qëllimshme apo për një vetëplagosje. Një grup hetimor është ngritur menjëherë, dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon dokumentimi ligjor dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.

Postime të lidhura