zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është 37-vjeçari shqiptar që u vra me thikë në Itali

EMRI/ Kush është 37-vjeçari shqiptar që u vra me thikë në Itali

Vladimir Lleshi është 37-vjeçari shqiptar që ka humbur jetën pasi u godit me një kaçavidë në Itali.

Autoritetet dyshojnë se pas ngjarjes qëndrojnë dy të rinj shqiptarë, përkatësisht 17 dhe 19 vjeç.

Të dy u morën në pyetje nga zëvendësprokurorja Valentina Cosci. Gjatë dëshmisë, ata thanë se ishin takuar me Lleshin për të sqaruar një konflikt që kishte lindur për shkak të disa mesazheve të shkëmbyera me një vajzë.

Sipas rrëfimit të tyre, Lleshi kishte ardhur në takim i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Aty ka nisur një përplasje, e cila, sipas tyre, ka përfunduar me një tentativë sulmi nga ana e Lleshit dhe bashkëshortëve të tij./ Zoom.al

Postime të lidhura