zoom

Aktualitet

Emri/ Atentat mafioz, vritet me 8 plumba shqiptari në parkingun e spitalit në Ekuador

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar në parkingun e spitalit Luis Vernaza, në qendër të Guayaquil.

Viktima Arjanit Rizaj ndodhej në parking kur dy persona me motor i janë afruar makinës së tij dhe e kanë qëlluar tetë herë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20:30 të mbrëmjes së të enjtes (9 nëntor) dhe më pak se një orë më vonë u konfirmua vdekja e tij në një spital tjetër aty pranë, si pasojë e plagëve me armë zjarri.

Sipas dëshmitarëve, shqiptari ndodhej brenda automjetit duke pushuar, kur në parking ka hyrë edhe një motoçikletë e bardhë me dy persona dhe i është afruar makinës së Arjanitit.

Ata dëgjuan një breshëri të shtëna armësh dhe më pas panë motoçikletën duke u larguar me shpejtësi.

Bashkëshortja e viktimës ndodhej pak metra më tutje, në hyrje të spitalit, pasi aty është shtruar babai i saj.

Viktima  po shoqëronte partneren e tij kur iu bë atentati mafioz./Zoom.al