zoom

Aktualitet

EMRI/ 36-vjeçari vdes në burgun e Rrogozhinës, ra pa ndjenja në tokë

Një 36-vjeçar, që vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës për kultivim narkotikësh, ndërroi jetë në qeli.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin Mariglen Alterziu, që ishte i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.

“Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari është futur në ambjentet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme. Menjëherë është thirrus stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Është urdhëruar shoqërimin i tij për në Qëndrën Shëndetesore Rrogozhinë nëpërmjet punojësve të policisë të grupit të sigurisë dhe stafit shëndetësor, të cilët ishin me shërbim. Në orën 21.15 konfirmohet nga mjekja e shërbimit e Qendrës Shëndetësore Rrogozhinë vdekja e tij”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.

Nga deklarimet e stafit shëndetësor, dyshohet që ai të ketë ndërruar jetë nga arresti kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Referuar dëshmive, Mariglen Alterziu ishte i qetë, nuk kishtr konflikte me njeri dhe nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore në qeli.