zoom

Të gjitha

Emri/ 31-vjeçarja shqiptare mbytet nga bashkëshorti në dhomën e gjumit! Viktima, nënë e 4 fëmijëve

Një 31-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj.

Etleva Bodi u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, një punëtor ndërtimi shqiptar në dhomën e tyre të gjumit, në lagjen qendrore Villapiana.

Çifti kanë katër fëmijë të vegjël, të gjithë të mitur, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç.

Etleva po luftonte mes jetës dhe vdekjes në një shtrat spitali në San Paolo në Savona, në koma për rreth 48 orë. 

Por 31-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. Shpresat që ajo të jetonte pasi mjekët e gjetën pa plus në banesë ishin të pakta.

Mbrëmjen e së premtes, çifti kishin debatuar dhe gruaja ishte mbyllur në dhomën e gjumit dhe kishte marrë në telefon një person.

I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën e saj dhe i vuri duart në qafë duke e mbytur. 

Ai e lëshoi ​​vetëm kur gruaja nuk merrte më frymë. Pastaj 41-vjeçari telefonoi për ndihmë.

Pas 38 minutash “luftë”, mjekët arritën të riaktivizonin funksionet e tij jetësore. Por të dielën në mbrëmje në spital, shpresat pushuan.