Aplikacion
Emisioni “Albania’s Got Talent” rikthehet në ekran dhe bashkë me të rikthehen edhe shumë yje “të larguar” nga skena.
Në ekranin e Vizion Plus, emisioni i talenteve do të rikthejë Adelina Ismajlin, Ledina Çelon dhe Kastro Zison si pjesë e jurisë. Atyre do t’ju bashkohet dhe Agron Llakaj.
Spektakli do të prezantohet nga Isli Islami, i cili po ashtu e ka këtë emision një rikthim.
Nuk ka ende detaje se kur emisioni do të marrë jetë, por momentalisht po zhvillohen audicionet. Fituesi i spektaklit do të fitojë 20.000 euro.