Aplikacion
Një konflikt i ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 59-vjeçari.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta, ku 43-vjeçari Mirjan Dedja dyshohet se ka goditur me thikë Roland Beqirajn, 59 vjeç. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë ndërhynë duke vënë në pranga autorin.
Burime zyrtare bëjnë me dije se edhe 59-vjeçari është arrestuar, pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë rrethanat e ngjarjes gjatë veprimeve hetimore.
I plagosuri u transportua për ndihmë mjekësore dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe dinamikën e konfliktit./ Zoom.al