Aplikacion
Identifikohen dy viktimat e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër.
Nga përplasja e makinave humbën jetën bashkëshortët Petrit dhe Elona Florini, nga Puka, 53 dhe 45 vjeç.
“Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./ Zoom.al
