zoom

Politikë

(EMRAT) KQZ miraton dhënien e mandatit për kryebashkiakët e zgjedhur më 14 maj në disa bashki

KQZ ka miratuar dhënien e mandatit për disa nga kryebashkiakët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Miratojmë dhënien e mandatit në Lezhë, Pjerin Ndreut, në Durrës Emiriana Sakos, në Tiranë Erion Veliajt, të Sotiraq Filos nga PS në Korçë, Ermal Ndredha, në Krujë Artur Bushi nga PS”, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së sotme.

Rendi i ditës i KQZ-së, që u miratua nga Ilirjan Celibashi:

1. Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë z. Erion Luan Veliaj, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
2. Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës zj. Emiriana Hiqmet Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
3. Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Lezhë z. Pjerin Zef Ndreu, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
4. Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Korçë z. Sotiraq Melka Filo, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
5. Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Vlorë z. Ermal Neki Dredha, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
6. Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Krujë z. Artur Xheke Bushi, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.