Aplikacion
Zoom.al publikoi një ditë më parë lajmin që njërit prej drejtorëve të policisë i ishte vendosur pistoleta në kokë dhe bëhet fjalë pikërisht për Niko Palla.
Hetimi nga SHÇBA, ka nisur ditën e sotme dhe ka shumë gjasa që të përfundojë me marrjen e masave administrative ndaj punonjësve të policisë.
Verifikimet e 10 policëve janë duke u kryer në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit. Burime pranë policisë së Elbasanit thanë se po hetohen veprimet që kanë kryer 10 efektivë policie, përfshirë dy nën drejtorët e policisë së Qarkut Elbasan, ai i forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe nën drejtorit të Qarkut Elbasan.
Ditën e sotme SHÇBA, ka sekuestruar rregullore dhe ka kërkuar planin e ndërhyrjes së trupës prej 10 policësh në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Njëherësh oficerët kanë kërkuar bisedat e policëve të realizuara në RADIO dhe telefonat e tyre për këtë ngjarje.
Sipas burimeve, SHÇBA-ja ka siguruar dëshmi nga banorë të zonës se policia, nuk ka ndërhyrë në asnjë moment edhe pse ka qenë në vendngjarje kur ka ndodhur përplasja me armë.
Thënien e banorëve përputhen me pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria. Asnjë nga efektivët e policisë që ndodhej prezent në vendngjarje nuk ka qëlluar me armë, por janë larguar menjëherë pas të shtënave.
Të paaftë për të reaguar kanë qenë dhe dy zv. drejtuesit e lartë të policisë Elbasan, Albert Nushi dhe Niko Palla, të cilët janë larguar me vrap. Pamjet filmike të sekuestruara në vendngjarje, tregojnë se së bashku me efektivët e policisë, është larguar me vrap dhe Klemend Xhaferi ose “Kel Çami”, i cili deri në këto momente rezulton i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.
SHÇBA, po verifikon edhe punonjësit e sallës operative të Drejtorisë së Elbasanit, të cilët 1 orë para krimit kanë marrë telefonata nga qytetarët për prezencën e eskortës së tre furgonëve të PD-së dhe konstatimit të personave të armatosur.
Avokati i Erdgys Arrazi: Është në gjendje të rëndë psikologjik. Ja pse nuk shkoi në varrim