Aplikacion
Është arrestuar autori i dyshuar i shpërthimit me lëndë plasëse në automjetin e efektivit të policisë Gentjan Gjetja, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
I dyshuari Fatjon Rrika u kap në fshatin Zhejë, në Kurbin, teksa lëvizte me ciklomotorin që dyshohet se kishte përdorur për të shkuar në vendngjarje dhe për të vendosur eksplozivin.
Nga hetimet rezulton se mjeti i efektivit ka qenë objektiv i sulmit, ndërsa shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale.
Ai rezulton me precedent penal në Itali për vjedhje me armë.
Gjatë kontrolleve në banesë, policia procedoi penalisht edhe babanë e tij, pasi iu gjet një armë gjahu pa leje. Ciklomotori dhe arma janë sekuestruar si prova materiale.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e një personi tjetër që dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë ngjarje.