zoom

Slider

Ekskluzive | Zoom.al zbulon dy risitë e trajnerit Sylvinho në Kombëtare për ndeshjen me Çekinë

Ekskluzive | Zoom.al zbulon dy risitë e trajnerit Sylvinho në Kombëtare për ndeshjen me Çekinë

Shqipëria do të luajë në 12 tetor në stadiumin “Air Albania”, kundër Çekisë, në atë që konsiderohet ndeshja më e rëndësishme e fushatës kualifikuese të “Euro 2024”.

Trajneri Sylvinho për këtë ndeshje pritet të grumbullojë 25 lojtarë. Zoom.al ka zbuluar ekskluzivisht se emri i parë që kthehet në Kombëtare është Armando Broja.

Sulmuesi u rikthye me gol te Chelsea pas një dëmtimi të gjatë dhe në mungesë të Cikalleshit të dëmtuar, trajneri Sylvinho pritet ta aktivizojë në një pjesë loje.

Gjithashtu një tjetër emër risi në listën e brazilianit është edhe Arbnor Muçolli. Mesfushori i Göteborg ka shkëlqyer në Suedi me 6 gola në 12 ndeshje dhe do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjen me Çekinë.

Futbollistët që nuk do të aktivizohen me çekët do të luajnë kundër Bullgarisë, në miqësoren që do të zhvillohet tri ditë më vonë në “Air Albania”. /Zoom.al/