zoom

Slider

Egnatia me “mantel” kampioni, thyen Vllazninë dhe kryeson bindshëm klasifikimin

Egnatia me “mantel” kampioni, thyen Vllazninë dhe kryeson bindshëm klasifikimin

Egnatia nuk di të ndalet, thyen sërish Vllazninë, këtë e bën me lojë dhe rezultat, duke marrë një trepikësh me shumë peshë.

Në vigjilje të derbit të kryeqytetit, Egnatia kalon presion te Partizani, teksa për momentin e shohin veten të vetëm në krye, në kuotën e 33 pikëve, plus 5 pikë në raport me të kuqtë, por me dy ndeshje më shumë. Egnatia ishte e papërmbajtshme përballë ekipit shkodran duke i mposhtur me rezultatin e pastër 3-0.

Ekipi i Tetovës ishte “zjarr” në pjesën e parë, ku realizuar të tre golat. Në minutën e 23-të, Ndreca kaloi Egnatian në avantazh pasi një krosimi në zonë nga Spahiu. Me Vllazninë të pafuqishme për të reaguar, Egnatia realizoi edhe golin e dytë 10 minuta më pas me Paulaskas.

Egnatia mbylli llogaritë me Vllazninë që në minutën e 41-të ku me një kundërsulm fantastik realizuan edhe golin e tretë. Rrogozhinasit ulën ritmin në pjesën e dytë, ndërsa rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund. /ZOOM.AL/