zoom

Lajme

Egla Ceno përfundon në spital! Aktorja: Përkushtimi ndaj sëmundjes…

Egla Ceno përfundon në spital! Aktorja: Përkushtimi ndaj sëmundjes…

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka prekur ndjekësit me një rrëfim të sinqertë për një periudhë të vështirë personale, që lidhet me shëndetin e nënës së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një imazh nga ambientet spitalore, ku shfaqet me serum në krah, duke reflektuar lodhjen fizike dhe emocionale që po përjeton në këtë moment delikat.

Në mesazhin e saj, Ceno flet hapur për peshën e përkushtimit ndaj një të dashuri që përballet me sëmundjen, duke theksuar se kjo është një sfidë që prek jo vetëm trupin, por edhe shpirtin:

“Puna të lodh trupin por përkushtimi ndaj sëmundjes së nënës të lodh shpirtin. Vjen një moment kur trupi dorëzohet. Shëndeti është kapitali i vetëm që nuk mund ta blesh dhe mund ta humbasësh pa e kuptuar. Kujdesuni për të afërmit e zemrës por mos harroni veten. Unë e di pse vazhdoj të qëndroj. Faleminderit gjithë strukturave dhe mjekëve që po më ndihmojnë në këtë situatë të re për mua”.