zoom

Blog

Edi, mbaji sa të duash duart në xhepat e tu, por vetëm hiqi nga xhepat tanë

Kryeministri Rama tha në Prishtinë, në një ceremoni të organizuar në nderim të akademikut Rexhep Qosja, se një kritikë të tijën e kishte bërë lajtmotiv të jetës: të mos i mbante më duart në xhepa, por t’u përvishej punës.

Çfarë kishte ndodhur?

Gjatë inaugurimit të një shkolle në Tiranë kamerat me zunë me duar në xhepa. Dhe ju (Rexhep Qosja) bëtë një analizë e cilësuat “Opozitë me duar në xhepa”. Unë u sfidoj të gjithëve të gjej që nga ajo kohë një foto që të jem me duar në xhepa gjatë një vizite pune. Menjëherë më kujtohet Rexhep Qosja dhe tak i heq duart nga xhepat”, tha Rama.

Ne s’e kemi vëzhduar me aq vëmendje qëndrimin e kryeministrit tonë kur shfaqet në publik, nëse i mban apo jo duart në xhepa. Pastaj, kjo pak rëndësi ka se ku i mban duart ai, sepse mbajajta e duarve as ka qenë pjesë e programit elektoral dhe as nuk është pjesë e programit qeverisës.

Ajo që kemi parë në këto vite është se qeveria e drejtuar prej tij i ka futur shumë thellë duart në xhepat tanë: me rritjen e çmimeve, me rritjen e korrupsionit, me mungesën e konkurrencës, me shpërndarjen pa kritere të punëve publike, me rritjen e taksave, me shtrenjtimin e jetesës në çdo anë. Ndaj, pak rëndësi ka se ku i mban duart kryeministri. E rëndësishmë është që të mos i mbajë në xhepat tanë. /Mikel Ora