zoom

In Zoom

Edi, është “luci”, jo “luli” ai që të ka treguar Ramushi

Edi Rama e njeh mirë shqipen dhe përpiqet ta shkruajë me elegancë. Ai madje mburret për këtë duke u vetëshpallur nxënës i Nolit e Konicës.

Por në shkrimin e një dite më parë ku sulmonte klasën politike të Kosovës, veçanërisht ish-kryeministrin Haradinaj dhe kryeministrin Albin Kurti ai pati një lapsus trashanik.

“…sepse e kam jetuar në vetë të parë ‘tregimin e arave’, deri në pikën që një lider kosovar ia futi në sy të Merkelit e Macronit, ‘mu nuk më han luli për kta!”

Një dëshmitar në takim ia tregoi ngjarjen një gazetari të Zoom.al disa kohë përpara se ajo të bëhej publike nga Rama.
“Ramushi i tha Ramës s’më ha luci për ty”, tregoi ai.
“Çfarë është luci”, e pyeti gazetari.
“Organi gjenital mashkullor, siç i themi në gegnisht me tallje”, i tha dëshmitari.
Rama e ka zëvendësuar këtë fjalë me fjalën “luli”. Me siguri e ka ngatërruar me “djalin e mirë” të opozitës në Shqipëri, por Haradinaj në fakt i ka treguar gjë tjetër para Merkelit e Macronit.
Veriorë e kuptojnë lehtësisht, sepse shprehja e Haradinajt është e përdorur gjerësisht ndër ta.
Siç duket, kësaj here Ramës nuk i ka bërë punë rrënja e tij veriore dhe e paska lënë në baltë edhe “vëllau” Hashim Thaçi që s’ia ka treguar tamam se sa e ka fyer ish-Komandanti i UÇK-së që nuk pranoi ta hiqte taksën serbe, për të cilën këmbëngulnin fort, sipas tij, Rama e Thaçi, e po ashtu edhe presidenti serb Vucic. /Zoom.al