zoom

Të gjitha

“Paskeni qenë të vdekur për t’u kapur me mua”/ Ronela Hajati: Opinionistë të kalbur

Edhe pse “Eurovision”-i ka mbaruar dhe është shpallur fituesi i këtij edicioni, në vendin tonë vijohet dhe komentohet performanca e përfaqësueses së Shqipërisë, Ronela Hajati.

Madje kjo e fundit duket se tashmë është lodhur nga opinionistët dhe personat që po vazhdojnë ta komentojnë dhe nuk ngurron t’i quajë edhe “të kalbur”.

Mbrëmjen e djeshme u diskutua në Opinion përfaqësimi i saj në Festivalin Europian, ku të ftuarit shprehnin mendimet e tyre pozitive dhe negative.

Ky diskutim nuk i ka shpëtuar as Ronelës e cila pas programit ka bërë një status në “Instastory”. Këngëtarja e njohur nuk ka etiketuar publikisht asnjë person por shkruan:

“Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”. Gjithashtu kujtojmë se performanca e Ronelës në gjysmëfinale është një nga më të klikuarat./L.K

/Zoom.al