zoom

Aktualitet

Edhe dy avionë plot me afganë, ja kur pritet të mbërrijnë në Rinas

Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë.

Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

Ende nuk dihet se sa është numri i personave që do të vijnë me këto dy avionë.

Kujtojmë se  orët e para të mëngjesit të sotëm erdhi në Shqipëri avioni i parë me 121 shtetas afganë, shumica gra e fëmijë, të cilët janë strehuar në struktura hotelerie në Durrës.

 

 

Afganët e evakuuar nga vendi i tyre janë njerëz që i kanë shërbyer qevreisë amerikane, ndërsa pas marrjes së pushtetit nga talebanët iu rrezikohet jeta. /Zoom.al/