zoom

Lajme

Edhe djali i Diddy në akuzë për përdhunim

Edhe djali i Diddy në akuzë për përdhunim

Justin Combs akuzohet se ka  bindur një grua nga Luiziana të udhëtonte në Los Angeles për t’u përdhunuar në grup nga babai i tij, Sean “Diddy” Combs, dhe dy “burra të tjerë të maskuar”.

Sipas një padie të siguruar nga Page Six, Justin dyshohet se e ka bindur gruan e paidentifikuar të udhëtojë për në Kaliforni në prill 2017 me pretekstin se do t’i siguronte asaj një punë në industrinë e argëtimit.

Gruaja pretendoi se ishte strehuar në një shtëpi në Beverly Hills për disa ditë dhe në fund u përdhunua nga disa burra, përfshirë themeluesin e Bad Boy Records. Ajo pretendoi se kishte kontaktuar me Justin, tani 31 vjeç, në vitin 2017 nëpërmjet Snapchat dhe pretendoi se ai i kërkoi asaj foto eksplicite, të cilat ajo i dërhoi.

Sipas dokumenteve, disa ditë më vonë, pretendoi gruaja, Justin e ftoi atë në Kaliforni për një fundjavë për të diskutuar karrierën e saj të ardhshme. Ajo rrëfeu se Justin i tha se mund t’i siguronte një punë nëpërmjet lidhjeve të Diddy-t.

Kur gruaja mbërriti në Los Angeles, u mor nga një shofer dhe u dërgua në një shtëpi, ku dyshohet se qëndroi natën e parë me Justin.

Sipas padisë,  ajo dhe Justin “u relaksuan” dhe “folën”, dhe kur ajo pyeti nëse do të largoheshin nga shtëpia, ai dyshohet se tha: “Jo”.

Në njërën nga ditët, gruaja pretendoi se ai i ofroi alkool, pilula dhe marihuanë. Pasi mori drogën, tre burra mbërritën në shtëpi me maska, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte Diddy, tani 55 vjeç.

Gruaja pretendoi se e dinte se ishte reperi i “I’ll Be Missing You” nga “sjelljet” e tij, duke shtuar se Justin e quante “Pops”. Më pas u shoqërua në një dhomë gjumi dhe i thanë: “Më mirë ta lejosh këtë të ndodhë. Përndryshe.”

“Pavarësisht se sa padi ngrihen, kjo nuk do ta ndryshojë faktin se Z. Combs nuk ka sulmuar seksualisht ose trafikuar kurrë askënd – burrë apo grua, të rritur apo të mitur”, tha një avokat i reperit.

“Ne jetojmë në një botë ku kushdo mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye. Për fat të mirë, ekziston një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm për të gjetur të vërtetën, dhe Z. Combs është i bindur se do të fitojë në gjykatë.”

Postime të lidhura