zoom

Lajme

Ed Manushi zbulon banoren e parë të Big Brother VIP: Është…

Ed Manushi zbulon banoren e parë të Big Brother VIP: Është…

Moderatori Ed Manushi ka ndezur kureshtjen e publikut me një deklaratë të papritur gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Live From Tirana”.

Teksa po diskutohej për emrat që mund të bëhen pjesë e sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania”, Manushi nuk hezitoi të përmendte një personazh të njohur nga “E Diell”.

I pyetur nga Ronaldo Sharka nëse ndonjë prej kolegëve të tij nga programi mund të hyjë në shtëpinë më të famshme në vend, ai u përgjigj:


“Po, kemi një kandidate këtë vit nga ‘E Diell’. Është Hilda Kërtalli, dhe është një emër shumë serioz për BBVIP 5.”

Edhe pse pjesëmarrja e saj nuk është zyrtarizuar ende, Manushi la të kuptohet se Hilda do të ishte një zgjedhje mjaft interesante për formatin, duke shtuar:


“Është e përshtatshme për këtë lloj spektakli.”/ Zoom.al

Postime të lidhura