zoom

Lajme

E zhgënjyer nga Berisha/ Largohet nga lista edhe Elisabeta Rredhi (Doli e para në primaret e PD)

Shtohet numri i të pakënaqurve në kampin e demokratëve.

Pas Dashnor Sulës dhe Hysen Kadiut, nga gara për zgjedhjet parlamentare është tërhequr edhe Elisabeta Rredhi.

Ajo doli e para në primaret e PD, si kandidatja grua më e votuar në Fier dhe në rang vendi. Por pavarësisht kësaj, Sali Berisha e ka lënë emrin e saj në listë të hapur.

Për këtë arsye, një grup firmëtarësh të PD në Qarkun Fier i kanë dërguar Kryesisës së PD një letër për të shprehur pakënaqësitë.

Letra:

Pas procesit te primareve qe percaktonte se pushteti politik per zgjedhjen e kandidaturave per deputet do ta kishte anetaresia, deri tani sipas informacioneve rezulton nje farse dhe me perzgjedhje klanore.
Ne po ndjekim me shqetesim te thelle se pas 12 viteve opozite dhe gendrese, serish nuk po respektohet nga kryesia e PDSH verdikti i demokrateve nepermjet zgjedhjes se primareve, por po genden artificie per shmangjen e tyre duke na demotivuar per te punuar ne funksion te fitores se PD.
Ne si dege e PD Divjake nuk ndjehemi te perfaqesuar pasi fituesja e primareve e vendit te pare nga zonjat me 492 vota ne Qarkun Fier dhe e treta ne Republike, me nje mbeshtetje elektorale dhe kontribut te rendesishem nuk perzgjidhet ngakryesia ne listen e sigurte, por i afrohet vendi ne listen e hapur.Zonja ne fjale ka kontribuar dy here si kandidate ne vitin 2017 dhe 2021.
Dega Divjake ka marre rezultate te rendesishme ne edo pale zgjedhje dhe eshte je nder deget me te mira te Qarkut Fier, mbeshtefese ne te gjitha aksionet opozitare ne keto 12 jet.
Lista e Qarkut Fier sipas informacioneve paraprake nuk eshte liste fituese dhe nje liste qe te sillte risi, emra te rinj dhe me reputacion, pasi Fieri eshte garku me i majte ne Shqiperi, po i serviren elektoratit e njejta fotografi kandidatesh.

Postime të lidhura