Aplikacion
“E vranë para syve të mi, e rrahën pa asnjë arsye.” Me zërin e saj të dridhur, mendimet e saj të fiksuara në ato pak sekonda që i përmbysën jetën, Sara Tognocchi, partnerja e Bongiorni, nuk mund të gjejë paqe.
Ajo ka kujtuar momentet më traumatike, duke zbuluar se së bashku me Giacomo ishin gati të martoheshin, se kishin blerë një shtëpi dhe ëndërronin një jetë së bashku.
“Dua që ai të kthehet me mua, në krahët e mi”, shpreher ajo, duke kujtuar momentin e vrasjes: “Ishim në shesh, e rrethuan, e rrahën. Fillova të kërkoja ndihmë, djali po përpiqej ta ngrinte të atin nga toka dhe unë ika me të për ta shpëtuar. Ishte e tmerrshme. Le të veprojë drejtësia, por ne jemi të shkatërruar. Më thoni se është vetëm një ëndërr e keqe”.
47-vjeçari u sulmua për vdekje nga një grup të rinjsh ndërsa ishte me djalin e tij 11-vjeçar, partneren dhe disa familjarë të tyre.
Ata e sulmuan pasi viktima ndërhyri pasi të rinjtë që po hidhnin gota dhe shishe në vitrinën e një dyqani. Pas ngjarjes në pranga ranë 3 autorët, Ionut Alexandru Miron, 23 vjeç, Eduard Alin Carutasu, 19 vjeç, dhe një i mitur 17-vjeçar.