zoom

Politikë

E shkarkoi por u tërhoq, ç’ndodhi mes Ramës e Ibrahimaj! Ministrja nervozoi Ballukun?

Mediat raportuan disa orë para mbledhjes së Asambles së PS-së, se kryeministri Edi Rama kishte shkarkuar ministren e Financës, Delina Ibrahimaj. Por lajmi u përgënjeshtrua nga vetë kreu i qeverisë dhe ministrja.

Megjithatë duket se një debat mes Ibrahimajt dhe zv.kryeministres qëndron pas kësaj.

Sipas gazetës Dita, Belinda Balluku dhe Delinda Ibrahimaj janë konfliktuar gjatë mbledhjes së qeverisë.

Balluku i kërkoi Ministrës së Financave arsyen e ngecjes së punimeve për projektin e hekurudhës Vorë-Hani Hotit dhe për Bypassin e Tiranës, por Ibrahimaj i ka folur nervoze për kufizime buxhetore.

Balluku reagoi gjithashtu ashpër dhe nuk e pranoi justifikimin dhe pas përplasjes verbale, zv.kryeministrja ka shkuar në zyrën e Ramës duke e njoftuar për çfarë kishte ndodhur.

Pas kësaj Rama thirri një tjetër mbledhje të qeverisë, ku i komunikoi Ibrahimajt, shkarkimin. Reflektimi i mëpasëm, ka ardhur për shkak të impaktit që shkaktoi lajmi, por gjithsesi ai nuk është përgënjeshtruar nga dy mediat që e përhapën.

Gjithashtu gazeta Dita raporon se shkarkimi i ministres gjithsesi pritet të ndodhë në mbledhjen e Tepelenës, ku Ibrahimaj dhe me gjasa dy ministra të tjerë, ka gjasa të mbyllin mandatin në qeveri.