zoom

Slider

E rrethuar nga fëmijët, publikohet foto e parë e Princeshës së Uellsit pas operacionit

Fotoja e parë zyrtare e Princeshës së Uellsit që pas operacioni i saj abdominal në janar është publikuar nga Kensington Palace.

Në imazhin, që u realizua nga Princi William në Windsor në fillim të kësaj jave, shihet princesha me tre fëmijët e saj.

Fotoja shoqërohet me një mesazh për ditën e nënës së bashku, ndërsa Kate falenderon publikun për mbështetjen e vazhdueshme.

Ajo nuk pritet të kthehet në detyrat publike para Pashkëve. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Catherine tha: “Faleminderit për urimet tuaja të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit. Ju uroj të gjithëve ditën e nënës.”

Në foto Catherine shfaqet e ulur në karrige e rrethuar nga tre fëmijët e saj, Princesha Charlotte, Princi Louis dhe Princi George.